​Çekut i ndahet ‘Ylli i Gjeneralit’

​Çekut i ndahet ‘Ylli i Gjeneralit’
Medaljen “Ylli i Gjeneralit”, do ta ketë nderë ta ketë edhe ministri i FSK-së, Agim Çeku. Medalje kjo e cila ndahet nga grupi Klik EkspoGroup në Republikën e Shqipërisë për ushtarakët që mbajnë gradën e Gjeneralit dhe që kanë kontribute të veçanta në luftë dhe në paqe për lirinë e popujve dhe dinjitetin njerëzor.

Ceremonia e ndarjes së medaljes “Ylli i Gjeneralit”, për ministrin e FSK-së, Agim Çeku, do të bëhet të enjten (sot) në orën 10:50, në ambientet e Amfiteatrit të Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO), të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Do të jetë vetë Presidenti i grupit Klik EkspoGroup, nga Republika e Shqipërisë, Luan Muametaj i cili do t’ia dorëzoj medaljen “Ylli i Gjeneralit”, ministrit të FSK-së Agim Çeku.

Ndërsa të pranishëm në këtë ceremoni përpos ministrit të FSK-së Agim Çeku, dhe presidentit të grupit Klik EkspoGroup, do të jenë edhe gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zyrtarë dhe oficerë të lartë të MFSK-së dhe FSK-së, Elena agulli e bija e shkrimtarit Drtëro Agolli, Gjeneral brigade Agim Lala, Gjeneral brigade, Zija Bahja, Gjeneral brigade, Vladimir Qirijazi, Luan Nikollari, Din Selimaj, OrmiraLulani, si dhe përfaqësues të medi ave të Shqipërisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike