​Çmimi Nobel për paqen
pretendentë Merkel e Amal Clooney 

​Çmimi Nobel për paqen<br />pretendentë Merkel e Amal Clooney 
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila fitoi mandatin e katërt në zgjedhjet parlamentare në Gjermani, është përmendur si fituese e mundshme e çmimit Nobel për paqen, për politikat e saj për refugjatët.

Ajo është lëvduar shumë për politikën e dyerve të hapura për emigrantët, në kohën kur Evropa përballej me një fluks prej qindra e mijëra refugjatëve, pjesa më e madhe e të cilëve largoheshin nga konfliktet në Lindjen e mesme.

Në 2015-ën, ajo u tha gjermanëve se duhet të krenoheshin me mikpritjen e ofruar për qindra e mijëra azilkërkues, shumica prej tyre të larguar nga luftrat dhe përndjekja.Edhe avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Clooney është një nga pretendentët e çmimit Nobel për paqen, për 2017-ën, një reflektim ky për punën e saj me minoritetin e persekutuar Jazid, në Lindjen e mesme.

Clooney ka përfaqësuar një grua jazide, që ishte përdhunuar dhe torturuar nga Shteti Islamik, që po ashtu është pretendente për Nobelin, në Kombet e Bashkuara, në mars të këtij viti, duke kritikuar organizmin ndërkombëtar për mos veprim.

Ajo po ashtu ka kërkuar që krimet e Shtetit Islamik të hetohen dhe përndiqen. Amal Clooney, e diplomuar në Oksford, ka mbrojtur një numër rastesh të profilit të lartë në fushën e të drejtave të njeriut, gjatë karrierës së saj.

Të tjerë fitues të mundshëm, përmenden presidenti i Sri Lankës, Unioni Amerikan për Liritë Civile, ekipi i negociatorëve pas marrëveshjes bërthamore me Iranin, Papa Francesku, Eduard Snouden etj. Çmimi Nobel për paqen do të shpallet në Oslo të premten, më 6 tetor.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga