​Çorape, receta, syze, prezervativë
artikujt më të vjetër të zbulua

​Çorape, receta, syze, prezervativë<br />artikujt më të vjetër të zbulua
Përditë përdorim artikuj për të cilët nuk na shkon mendja se si janë prodhuar apo kur janë bërë për herë të parë. Shumë prej tyre kanë ekzistuar prej mijëra vjetësh.
 
Objektet e treguar në vazhdim janë më të vjetrit që janë gjetur nga njeriu, por mund të jenë prodhuar e përdorur edhe shumë kohë më parë.
 
Çorapet më të vjetra 1500 vjet
corape
Këto çorape leshi nga Egjipti ishin për t’u veshur me sandale dha janë bërë diku midis viteve 300 e 400 pas Krishtit. U zbuluan në shekullin e 19-të.
 
Receta më e vjetër, 5 000 vjet
Receta
Kjo është një recetë sumere për prodhimin e birrës, daton në vitin 3000 para Krishtit. Birra duhet të ketë qenë shumë e fortë, me copa buke në të.
 
Syzet e diellit më të vjetra, 800 vjet
Syzet
Këto syze dielli janë zbuluar në ishullin Baffin, në Kanada. Përdoreshin për të mbrojtur sytë nga rrezet e diellit që pasqyroheshin në borë.
 
Skulptura më e vjetër e një njeriu, 35-40 mijë vjet
Skulptura
Kjo skulpturë e Afërditës është zbuluar në shpellën Hohle Fels në Gjermani. Ekspertët besojnë se skulptori i panjohur e gdhendi atë në dhëmbin e një mamuthi.
 
Këpucët më të vjetra, 5500 vjet
Këpucët
Kjo mokasinë e bërë me lëkurë lope, për këmbën e djathtë, është zbuluar në një shpellë në Armeni. E majta nuk është gjetur. Ishte ruajtur me ndihmën e barit dhe të kakërdhive të thara të dhenve.
 
Pantallonat më të vjetra, 3300 vjet
Pantallonat
Këto pantallona janë gjetur në Kinën perëndimore. Janë endur me lesh dhe zbukuruar me shumë ornamente. Ndoshta i përkisnin ndonjë endacaku aziatik.
 
Reçipetat më të vjetra, 500 vjet
Reçipetat
Këto reçipeta janë veshur nga dikush në Austri, në periudhën 1390-1485. Megjithëse janë reçipetat më të vjetra që janë ruajtur, në dorëshkrime ka pasur artikuj të tillë të përshkruar si “trasta gjoksi”.
 
Çanta më e vjetër, 4500 vjet
Çanta
Kjo çantë është gjetur në Gjermaninë moderne. Gjatë mijëra vjetëve, lëkura dhe materiali nga të cilët është bërë kanë degraduar. Kanë mbetur vetëm dhëmbët e qenit, që me shumë gjasa shërbenin për zbukurim dhe ruajtje.
 
Gjymtyra më e vjetër artificiale, 3000 vjet
Gjymtyra
Sipas studimeve shkencore, këta gishta druri përdoreshin për të ndihmuar një person të ecte, jo si aksesorë për pamjen. Falë tyre, njeriu mundej jo vetëm të ecte, por edhe të vishte sandale, veshjet më të zakonshme për këmbët në Egjiptin e lashtë.
 
Kondomi më i vjetër, 370 vjet
Kondomi

Ky artikull kontraceptiv i ripërdorueshëm është prodhuar me lëkurë deleje dhe është përdorur në Suedi në vitet 1600. Për të janë ruajtur edhe instruksionet e përdorimit, ku rekomandohet pastrimi me qumësht të ngrohtë, për të shmangur sëmundjet gjenitale.
 
Tualeti më i vjetër me rrjedhje uji, 2000 vjet
Tualeti
Në Efesin e lashtë (qytet bregdetar grek pranë Selçukut të sotëm në zonën e Izmirit në Turqi) ka pasur tualete me rrjedhje uji. Uji që rridhte poshtë tyre i çonte mbeturinat në lumin më të afërt.
 
Çamçakëzi më i vjetër, 5000 vjet
Çamçakëzi
Kjo copë e  fosilizuar mështekne e gjetur në Finlandë konsiderohet si çamçakëzi më i vjetër. Mund të jetë përdorur për kurimin e infeksioneve të gojës ose si një lloj ngjitësi për poçet e thyera.
 
Instrumenti më i vjetër muzikor, 40 mijë vjet
Instrumenti
Kjo pipëz prej kocke është gjetur në jug të Gjermanisë. Instrumentet e parë muzikorë janë bërë nga njerëzit e lashtë prej kockave të zogjve ose dhëmbëve të mamutëve. Ekziston teoria se muzika ndihmoi homo sapiens për të fituar avantazh karshi neandertalit.
 
Melodia më e vjetër, 3400 vjet
Melodia
Kjo melodi është gjetur në territorin e qytet-shtetit të lashtë Ugarit, Siria e sotme. Ishte shkruar në nderim të gruas së zotit të Hënës.
 
Monedha më e vjetër, 2700 vjet
Monedha
U zbulua në Efes. Është bërë duke shkrirë arin me argjendin dhe në njërën anë ka një kokë luani.
 
Globi më i vjetër, 510 vjet
Globi
Ky glob është bërë nga pjesët më të gjëra të dy vezëve struci. Hartat e botës së vjetër dhe të re janë pikturuar në hemisfera të ndryshme. Ekspertët besojnë se globi është bërën në Firence, ndoshta nga vetë Leonardo da Vinci.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë