MI6, një fjalë e dëgjuar në filmat me Agjentin 007, James Bond, ndërkohë që po përmendet shpesh  ditët e fundit, pas skandalit me Dosjen Trump, për të cilën mendohet si përgjegjës ish-agjenti britanik Christopher Steele.
 
MI6 janë inicialet e Military Intelligence, Section 6, pra Inteligjenca Ushtarake, Seksioni 6. Ky është emri me të cilin njihet në gjuhën e përditshme Shërbimi Sekret i Inteligjencës i Britanisë së Madhe, i furnizom qeverinë britanike me informacione nga jashtë.
 
Shefi i Secret Intelligence Service (SIS) varet direkt nga Sekretari i Jashtëm, posti që aktualisht mbahet nga Boris Johnson. Shefi aktual i SIS është Sir Alex Younger.
 
SIS është themeluar më 1909, por ekzistenca e tij nuk është njohur zyrtarisht deri më 1994.
 
Më 2010, Sir John Sawers, u bë shefi i parë i SIS që doli një konferencë për shtyp.
 
Ndryshe nga MI6, siguria e brendshme e Britanisë i besohet Security Service, i njohur si MI5.
d.i./Shqiptarja.com