​Chicago mbytet nga krimi, 2016
viti më i dhunshëm i dy dekadave

Departamenti i Policisë së Chicagos në SHBA ka bërë të ditur se viti 2016 ishte më i përgjakshmi për qytetin në pothuajse dy dekada.
 
Gjatë vitit që sapo lamë pas, Chicago ka pasur një numër aktesh të dhunshme: 762 vrasje, 3550 incidente me armë dhe 4331 viktima armësh, sipas deklaratës së nxjerrë nga policia lokale.
 
Më 2015 pati 480 vrasje, numri më i lartë në qytet që më 1997.
Gjakderdhja ka sjellë trauma në jetën e mijëra njerëzve.
Policia e qytetit ka investiguar 27 incidente me armë, 12 prej të cilave fatale, vetëm në javën e fundit të dhjetorit.
 
Sulmet kundër policëve pothuajse u dyfishuan më 2016, i cili përfaqëson një “rritje krejtësisht të papranueshme të dhunëse”, thuhet në deklaratë. Megjithatë, deklarata nuk pati shifra të sakta për sulmet kundër policëve.
 
Por jo të gjitha shifrat e deklaratës ishin negative. Policia ka bërë të ditur se më 2016 pati 10 për qind më tepër arrestime për krime me armë dhe janë konfiskuar 8300 armë, 20 për qind më tepër se më 2015.
d.i./Shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet