​Çmimi i ujit, Agim Kraja: Ndahem
nga LSI, do i padis për shpifje 

​Çmimi i ujit, Agim Kraja: Ndahem<br />nga LSI, do i padis për shpifje 
Pas Genta Mezinit ka reaguar edhe këshilltari tjetër i LSI-së, Agim Kraja i cili u akuzua nga LSI se votoi pro rritjes së çmimit të ujit.

Ai deklaroi se do të largohet nga LSI, dhe se deklaratat, sipas tij, për gjoja korruptim janë pa kuptim dhe pa asnjë bazë dhe do jetë objekt i një padie penale për shpifje në gjykatën e Tiranës.

“Distancohem nga deklarata e kolegëve që bojkotuan dje mbledhjen. Bojkoti nuk i shërben qëllimit tonë për t’i shërbyer Tiranës. Deklaratat për gjoja korruptim janë pa kuptim dhe pa asnjë bazë dhe do jetë objekt i një padie penale për shpifje në gjykatën e Tiranës. Në këto kushte distancohem nga LSI i bindur që do e kuptojnë që bojkoti i këshillit nuk çon asgjëkund. Respekt për bashkëpunimin në këto vite me çdo drejtues dhe anëtar të kësaj partie.
Do vazhdoj kontributin tim në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe në politikë gjithmonë në interes të qytetarëve larg interesave partiake”
, shkruan Kraja.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë