​Cutillo: BE do monitorojë zgjedhjet
e 18 qershorit, zbatoni drejtësinë

​Cutillo: BE do monitorojë zgjedhjet<br />e 18 qershorit, zbatoni drejtësinë
Ambasadori Italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, duke folur për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, ka thënë se vendi ynë është nën monitorim ndërkombëtar për mbarëvajtjen e këtij procesi. 

Cutillo tha se nga standardet e këtyre zgjedhjeve do të varet de ecuria e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. 
 
Zgjedhjet e reforma në drejtësi kusht për negociatat
Sipas tij, BE do monitorojë këto zgjedhje të cilat së bashku me reformën në drejtësi, mbeten kusht për çeljen e negociatave të anëtarësimit.
 
“Shqipëria është një vend kandidat për në Bashkimin Evropian, por që nuk janë hapur ende negociatat, ftesë që mund të niset në fund të këtij viti nëse zgjedhjet do të zhvillohen në mënyrë të rregullt si dhe nëse mbi të gjitha reforma në drejtësi, do të nisë realisht të përkthehet në fakte.
 
Ne e shpresonim që në këtë verë, por për shkak të klimës politike nuk ishte e mundur të përktheheshin në aktet e para ligjore. 
 
Por ne shpresojmë që reformat të realizohet pas zgjedhjeve. Jemi në një moment të rëndësishëm. Në datën 18 qershor janë parashikuar zgjedhjet parlamentare.
 
Shqipëria është një vend në monitorim, jo vetëm prej Italisë por dhe prej Bashkimit Evropian, sepse është një vend kandidat për të qenë pjesë e BE.

Ndaj dhe vëmendja është në atë çfarë po ndodh, për të parë dhe maturitetin e politikës, që do të vlerësohet në procesin e anëtarësimit”-
 ka thënë ambasadori italian gjatë një prononcimi për mediat.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë