Pronari i teknologjisë Samsung është dënuar me 5 vite burg nga gjykata e Koresë së jugut.

Ndaj miliarderit rëndojnë dy akuza,  fshehje e pasurisë jashtë shtetit dhe marrje ryshfeti.

Ai gjithashtu akuzohet se ka dhuruar fonde në mbështetje të organizatave jo-qeveritare të menaxhuara nga Choi Soon-sil, një mikeshë e ish-presidentes Park, në këmbim të favoreve politike.

Gjithsesi, 49-vjeçari Lee Jae-Yong, trashëgimtari i Samsung i ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com