DURRES-Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako reagon pas lajmit se në gjykatë ishte dërguar një shkresë ku ai garantonte punë për Lul Berishën, ish kreu i ‘Bandës së Durrësit”.
Ai sqaron se bëhet fjalë për procedurë normale për të liruarit nga burgu të Vëzhguar nga Shërbimi i Provës. Sipas Dakos, nuk është Bashkia që vendos, por gjykata i vendos në mënyrë të detyruar.
“Ne i ofrojmë cdo të dënuari i cili dënohet me punë vullnetare në komunitet i ofrojmë mundësi punësimi në ndërmarrjet tona të Bashkisë në varësi, pra ndërmarrje pastrim, gjelbërimit, në komunat tona me punë vullnetare që do të thotë ata punojnë pa shpërblim nga ana jonë sepse kanë dënim nga gjykata. Nuk jemi ne që vendosim, gjykata i vendos në mënyrë të detyruar. Nuk ka marrë vendim gjykata që të përcaktojë se ku do të punojë i dënuari. Këto janë procedura rutinë të përditshme ku nëse një rast ka kur një i dënuar me pije alkoolike nuk bën burg po e dënojnë me 10 ditë punë. Është punë rutine e jona e përditshme, kur bëhen amnistitë, kur kërkojnë të dalin me leje nga burgu për arsye të një hidhërimi apo të një gëzimi familjar, në raste më të ndryshme, kur janë jashtë shtetit që duhen dënime vijnë familjarët dhe kërkojnë në bashki karakteristikë për familjen e vet”, tha Dako.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO