​Darka Rama-Meta, Basha:
Peshku është qelbur nga koka

​Darka Rama-Meta, Basha:<br />Peshku është qelbur nga koka
TIRANË- Darka Rama-Meta tek Pazari i Ri nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në një prononcim për Shqiptarja.com, Basha i pyetur mbi një koment për darkën tha shkurt se, “Komentet për Markatën e Peshkut tek Pazari i Ri merrini tek tregtarët e peshkut, por peshku është qelbur nga koka prej kohësh, këtë e di çdo shqiptar, faleminderit!”

Reagimi erdhi pasi kryetari i Opozitës Lulzim Basha ka mbajtur sot në Çadrën e Protestës një fjalim mbi varfërinë në vend.

Basha me aleatët në opozitë prej më shumë se 40 ditësh proteston për krijimin e një qeverie teknike dhe një Republike të Re, por me kusht, jo praninë e kryeministrit Edi Rama.
PD shprehet se nuk do të ketë zgjedhje me kryeministër, Edi Ramën.

Por Rama një ditë më parë, i bëri të ditur opozitës se jo vetëm që nuk ka shtyrje të zgjedhjeve, por të dalin nga çadra dhe të bëjnë opozitën, në të kundërt po shkojnë drejt një ‘vetëvrasjeje’ të mundshme.  

Ndërkohë e vetmja parti, tek e cila ishin drejtuar sytë, LSI, mbrëmë zgjodhi dhe ra në një dakortësi të re me PS për zgjedhjet parlamentare, por dhe për Presidentin e ri.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë