​Dashuri në kohë lufte,
historia e çiftit gay në Irak

​Dashuri në kohë lufte,<br />historia e çiftit gay në Irak
Përkthyesi i ushtrisë amerikane Nayyef Hrebid dhe ushtari iraken Btoo Allami ranë në dashuri në kulmin e luftës së Irakut. Ishte fillimi i një beteje të rrezikshme 12-vjeçare për të jetuar bashkë si çift.
 
Më 2003, Nayyef Hrebid u gjend në mes të lustës së Irakut. I diplomuari për arte të bukura hyri në ushtri për të punuar si përkthyes, pasi nuk po gjente dot punë.
 
"Baza ime ishte në Ramadi, vendi më i keq në atë kohë. Patrullonim rrugët teksa njerëzit vriteshin nga bombat dhe snajperët. Pyesja veten se çfarë doja dhe ç’po bëja atje”.
 
"Një ditë po rrija ulur jashtë dhe nga blloku i dusheve vjen një djalë. Kishte flokë të shndritshëm të zinj. Po buzëqeshte. Thashë me vete që ishte vërtet simpatik. Ndjeva se diçka vërtet e bukur kishte ndodhur në atë vend të keq”.
 
Hrebid e mbante të fshehtë që ishte gay. Nuk ishte zbuluar, pasi marrëdhëniet e të njëjtit seks janë tabú në Irak dhe homoseksualët rrezikojnë të dhunohen. Të jesh gay atje shihet si gjë shumë e gabuar dhe që turpëron familjen. Mund edhe të vritesh, ndaj duhet të kesh shumë kujdes”.
 
Ajo që Hrebid nuk kishte kuptuar ishte se edhe ushtari Btoo Allami e kishte pëlqyer atë.
 
Mundësia për t’u njohur u erdhi kur morën pjesë në një mision për largimin e rebelëve nga spitali i qytetit.
 
Pasi u kthyen nga patrullim, Btoo e ftoi përkthyesin për darkë, një veprim që u bë i zakonshëm me kalimin e ditëve. /BBC/
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje

Deputeti i PD në burg, reagon Basha: Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën, jep Salianjin! Nuk mbulohet me mashtrime e lëpirje