Majko ka reaguar me sarkazëm, duke përmendur edhe një anekdotë për tregtarët e Beogradit gjatë luftës së parë botërore.
“Ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiç ka deklaruar se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet e misioneve diplomatike apo konsullore të Serbisë. Ai ka paralajmëruar që politikanët shqiptarë “të mos luajnë me zjarrin”…
Dikur një Gjeneral i ushtrisë Austro - Hungareze për tregtarët e Beogradit të mishit të derrit thoshte se: “Përpiqen të të mbushin mendjen sikur derrin e kanë rritur në kuzhinë dhe jo në mes të baltës…”
Historisë nuk i ka munguar sensi i humorit kur tentoi të zëvendësojë Vjenën me Beogradin.
Diplomacia nuk është paturpësi. Serbia meriton më shumë”, shkruan Majko në Facebook.
d.i./Shqiptarja.com