​Deklarata për katolikët, kreu i PD
Basha: Fushatë kundër meje

​Deklarata për katolikët, kreu i PD<br />Basha: Fushatë kundër meje
Para se të niste takimi me krerët e partive parlamentare, lideri i opozitës Basha ka dhënë një pronocim për media mbi deklaratën e tij për katolikët të bërë për median austriake.
 
Basha u shpreh se deklarata e tij është përdorur me qëllim përçarjen e shqiptarëve duke i dizinofmuar ata. Ai u shpreh se kurrsesi nuk mund të ofendonte katolikët pasi ata kanë dhënë një kontribut shumë të madh për vendin.
 
“Prej disa ditësh një fushatë shpifjesh dezinfomimiesh me frymë përçarëse kombëtare ka nisur nga e njëjta mendje e prishur që prej muajsh dezinformom dhe përpiqet të përçajë shqiptarësh. Duke marrë shkas nga një intervistë e imja në një gazetë ndërkombëtare, kjo fushatë dezinfomime ka stigmatizuar një nga komunitetet fetare në Shqipëri, katolikët. Dua t’ju shoh në sy dhe t’ju them ju të dashur katolik, është një vlerësim i patundur për ju, po për faktin se keni përbërë momente shumë të vështira për kombin tonë”, u shpreh Basha.

Basha: Rama po përdor llumin e katolikëve
Kreu i PD gjatë një interviste për gazetën austriake “Der Standard ka akuzuar se se “95 përqind e personave me origjinë kriminale që qëndrojnë në parlament dhe 70 përqind në komuna janë katolikë nga veriu i Shqipërisë”.
 
Në intervistë Basha shprehet se Rama ka rekrutuar llumin e veriut, për të shkatërruar bastionin e PD në veri të vendit.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut