​Deklaratat e Bashës, Braçe:Bëhu
qymyr, këtë vend s'e djeg dot më

​Deklaratat e Bashës, Braçe:Bëhu<br />qymyr, këtë vend s'e djeg dot më
Menjëherë pas deklaratës së demokratit Lulzim Basha për diegie mandatesh nëse blihen votat e opozitës për të votuar draftin e kaluar në Kuvend me firmën e 33 deputëve ka reaguar edhe Kreu i Komsiionit të Ekonomisë Erjon Braçe.
 
Braçe përmes një statusi në facebook i thekson Bashës se as ai as askush nuk i vë dot më zjarrin vendit, madje shtoi se do të shkojë në zjarr sistemi i drejtësisë i korruptuar i PD-së.

Statusi i Braçes në facebook:

"Lulzim, po e përsërit shpesh e po aq shpesh do kesh pergjigje. Te digjesh e te behesh qymyr, pa piken e merakut! Shkrepsen nuk ta ve kush, ti je ekspert per tja bere vetes. Por,kete vend nuk e djeg dot me, as ti e as yt ate. Boll! Ne 25 vite, ai dhe ju i keni vene zjarrin ketij vendi nga 92-shi deri ne 94-tren, zero e bete, pastaj ne fillim te 96-tes, ne maj po ashtu, ne vjeshte e dimer serish e bete zero, ne fillim te -97-tes e bete tym e flake cdo meter, ne 98-ten perseri i vute zjarrin, ne 2011-ten vrate me zjarr! Tani ska me!! Ne zjarr do perfundoje sistemi juaj i korruptuar me prokurore e gjykates qe ju sherbejne vetem ju dhe rrjepin nje popull te tere!! Nuk e shpetoni dot, as vete e as me ish deputete te trafikuar! Ka raste kur zjarri perdoret edhe per mire, sic ky mbi sistemin me kriminal ne kete vend!!"-shkruan Braçe

Ndërsa Pandeli Majko, anëtar I Komisionit të reformës në drejtësi ka një shpjegim të tijin për këtë kërcënim të Bashës, atë të lëkundjes së pozitave partiake.

“Në se një parti nuk kontrollon grupin e vet parlamentar ky është problemi i saj i brendshëm. Ai nuk mund të kthehet në një problem të publikut, dhe aq më tepër, kjo dobësi e brendëshme partiake të eksportohet në sigurinë kombëtare të vendit.”

Shkruan Majko nëpërmejt në facebook ku kujton se nuk jemi më në '97-n por të negociohet. ''Në vend që ti “skërmitemi” njeri-tjetrit besoj se ka ende kohë për të negociuar të mesmen e “artë”. Me pak realizëm zgjidhjet mund ti kemi në tavolinë. Boll u morëm me një pikturë të mbaruar. Zgjidhja është pas saj. Kjo është pak fyese por e vërtetë. I gjithë ky sherr bëhet për një “gozhdë”.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr