​Dekriminalizimi, Nuland: Njerëzit
nuk meritojnë të votojnë kriminelë

​Dekriminalizimi, Nuland: Njerëzit<br />nuk meritojnë të votojnë kriminelë
TIRANE- Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara nga përfshirja e personave me rekorde kriminale në poste drejtuese, por refuzojnë të udhëheqin procesin e dekriminalizimit. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Amerikan, e cila ishte dje në Tiranë, tha se kjo sfidë u takon qytetarëve shqiptarë. Nuland u bëri  thirrje shqiptarëve të mos pranojnë të tillë kandidatë nga politika, dhe zgjedhjen të mos e presin nga jashtë.

I bëj thirrje popullit shqiptar, që të insistojë që partitë t’ju ofrojnë kandidatë të pastër. Ajo që ne dëshirojmë është që të bëhet e vështirë, shumë e vështirë që personat me të kaluar kriminale të mos jenë pjesë e funksioneve zyrtare. Të bëhet e vështirë që ata të angazhohen në politikë. Është e rëndësishme që ta kuptoni që të jeni jua ata që të kërkoni, të mos prisni nga jashtë. Është e drejtë që të krijohet një sistem, që të pengojnë politikanët e tillë. Dëshirojmë të kërkojmë  që drejtuesit politikë të lidhen me njëri-tjetrin që të krijohet një sistem që të pengojnë politikanët e tillë. Është e drejtët të krijohet një zonë moskalimi për politikanët e papastër. Është e rëndësishme që ta kuptoni që jeni ju ata që e kërkoni, mos prisni nga jashtë,”- tha Nuland, Ndihmës Sekretarja e Shtetit Amerikan.

Ajo u takua me Presidentin Nishani, kryeministrin Rama, kryeparlamentarin Meta dhe kryeopozitarin Basha. Zëvendës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe ato Euroaziatike, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët tha se në takimet e zhvilluara  me udhëheqësit shqiptarë dhe kreun e opozitës ka marrë angazhimin e tyre për ta çuar përpara reformën në drejtësi.

Këto angazhime ne do t’i shikojmë nga afër”, u shpreh Nuland, e cila shtoi se populli shqiptar ka pritur tejet gjatë për një drejtësi të pastër dhe që kjo të arrihet, për të sjellë ndryshimin e kërkuar nga të gjithë, duhet bashkëpunim i të gjitha forcave politike.

Ndërsa për çështjen e dekriminalizimi, Nuland sugjeroi se duhet të kryhen ndryshime të forta ligjore për t’i penguar partitë në kandidimin e personave me të shkuar kriminale. Nuland u takua pasditen e së hënës edhe me kryeministrin Edi Rama. Pas takimit, Rama u shpreh se me ndihmës-sekretaren amerikane të Shtetit ka folur në lidhje me zgjedhjet e suksesshme të 21 Qershorit, por edhe për progresin e reformave në rajonin tonë.

Por gjatë takimit me kreun e opozitës, biseda është përqendruar tek dekriminalizimi. Siç bëri me dije në përfundim të takimit, Basha i ka kërkuar zyrtares amerikane mbështetje për largimin nga posti i kryebashkiakut apo i deputetit i çdo personi të inkriminuar.

“Pati përfshirje masive të kontingjenteve kriminale dhe krimit të organizuar dhe krimit ordiner si dhe kandidim të personave me rekorde kriminale pavarësisht se komuniteti ndërkombëtar në tërësi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti kërkuan tërheqjen e tyre, siç ishte rasti i Elvis Roshit dhe Artur Bushit në zgjedhjet që sapo lamë pas. Partia Demokratike do të vazhdojë të ecë përpara me platformën e saj duke çuar propozimet konkrete edhe njëherë, për herë të dytë në parlament me qëllim që kushdo që sot është anëtar i parlamentit apo kryetar i njësive vendore të dalë nga 21 Qershori dhe që ka rekorde të tmerrshme kriminale, të ndalohet nga mbajtja dhe ushtrimi i funksioneve të zyrave përkatëse,”-tha Basha. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)