​Deputeti i PD ofendon Julian Dedën
“Me ato që rri ti unë nuk fshij as b....”

​Deputeti i PD ofendon Julian Dedën<br />“Me ato që rri ti unë nuk fshij as b....”
Pas ironizimit që Julian Deda i bëri takimit të krerëve të PD-së, të disa qyteteve, ka reaguar deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, i cili nuk e mban fjalorin dhe i thotë Dedës se, “më ngatërron me ata miqtë tu që i ndërrojnë gratë si brekë konviktoresh".

Gjithashtu Murrizi, i shkruan Julian Dedës se, “më ato që rri ti unë nuk fshij as b*thën”.

Deda ka ironizuar grupin e kryetarëve pro Bashës, duke publikuar një foto të tyren me diçituarën, “Po festojnë humbjen me te thelle ne historinë e PD. He more jua lumsha, hajde gëzuar”.

Por nuk ka vonuar dhe përgjigjia e Murrizit ka qënë ashpër dhe jashtë etikës.

“Julian pershendetje. Me ngaterron me ata miqt e tu qe nderrojne grate si brek konviktoresh. Sa vite i kam un tek PD nuk i ka estrada e Tiranes dhe Portokallia se bashku. Me ato qe rri Ti un nuk fshiej b…… . Me ke ngaterruar me plehrat. Pyet ” eproret” e Tu kush jam une. Po ke qejf te hapim letrat bashke , bujrum. . Ti ke nje problem qe ke ndejur me servila. Un e kam pas BABEN traktorist jo spiun te sigurimit te shtetit. Kur te duash Ty dhe çdo spiun Trendi e ftoj ne debat me publik ne cilendo media qe ju lejojne. Pyet pak Filipin kush jam. Ke ngaterruar adrese. Per burra kurva po te mbaj RAMAZAN bej 10 cope ne dite”, shkruan Murrizi.

Pas gjithë këtij ofendimi, Julian Deda është përgjigjur vetëm me një fjalë, “Hallall”. 

deda-murrizi
Komenti i Myslim Murrizit

deda-murrizi
Statusi i Julian Dedës


Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit