Logot e kompanive janë dizenjuar me qëllimin për të treguar diçka. Në disa raste, çdo vijë, kurbë apo ngjyrë ka një kuptim pas vetes.
Ja disa logo të famshme me një kuptim të fshehur, që ndoshta nuk e kishit vënë re më parë. Mahnitëse!
Hyundai

Shumë njerëz mendojnë se logoja e konglomeratit koranojugor Hyundai është thjesht germa e parë e emrit. Në të vërtetë, shkronja H simbolizon dy njerëz që shtrëngojnë duart, një klient dhe një përfaqësues i kompanisë.
Adidas

Emri Adidas vjen nga ai i themeluesit të kompanisë, Adolf (Adi) Dassler. Logoja ka ndryshuar me kalimin e viteve, por gjithmonë ka pasur tre vijat. Konfigurimi aktual, me tri vijat që formojnë një trekëndësh, simbolizon një mal, i cili nga ana e tij përfaqëson sfidat që duhet të kapërcejnë sportistët.
Apple (Molla)

Rob Yanov, disenjatori i logos së Apple e ka shpjeguar se si i erdhi ideja. “Bleva një qese mollë, i vura në një tas dhe kalova një javë të tërë duke i vizatuar, duke u përpjekur që ta ktheja imazhin në diçka të thjeshtë. Kafshimi i mollës ishte pjesë e eksperimentit, por krejt rastësisht vura re se “bite” (kafshim) tingëllon saktësisht njësoj si “byte”, termi kompjuterik”.
Sony Vaio

Dy shkronjat e para të logos së Sony Vaio formojnë një valë, e cila simbolizon sinjalin analog, ndërsa dy të fundit janë të ngjashme me numrat 1 dhe 0, pra me simbolet e sinjalit dixhital.
Amazon

Në shikim të parë, logoja e Amazon nuk duket si ndonjë gjë e veçantë. Por ajo është dizenjuar me filozofinë e kompanisë në mendje. Shigjeta portokalli ngjan si buzëqeshje, dhe kompania synon t’i mbajë klientët të kënaqur. Shigjeta zgjatet nga shkronja A te Z, një nënkuptim i asaj që kompania shet absolutisht çdo produkt të imagjinueshëm, nga A-ja te Z-ja.
Toyota

Duket si një kauboj me kapelen karakteristike, por në të vërtetë logoja e kompanisë Toyota përfaqëson imazhin e stilizuar të vrimës së një gjilpëre dhe telin që kalon përmes. Kjo simbolizon të kaluarën e kompanisë, e cila prodhonte tezgjahë. Por, pjesët individuale të logos gërmëzojnë edhe emrin e kompanisë.
BMW

Ekziston besimi se pjesa qendrore e logos së BMW-së simbolizon helikat e aeroplanit në rrotullim, për shkak të historisë së hershme të kompanisë në teknologjinë e avionëve. Në fakt, simboli është shumë i thjeshtë, pjesë e flamurit të Bavarisë, landi i Gjermanisë me kryeqytet Munihun, ku është qendra e kompanisë dhe uzinat e prodhimit.
LG

Logoja e kompanisë elektronike koreanojugore është imazhi i stilizuar i fytyrës së një njeriu. Sipas kompanisë, kjo përfaqëson aspiratën për të ruajtur marrëdhënie humane me klientët e saj.
Evernote

Elefantët njihen për kujtesën e fortë, përfshirë aftësinë për të mbajtur mend fytyra e ngjarje. Për këtë arsye, Evernote, një aplikacion për mbajtje shënimesh, e përdor kafshën si pjesë të logos së saj. Cepi i veshit të elefantit është i përthyer, në të njëjtën mënyrë që njerëzit përthyejnë faqet e librit për të mbajtur mend deri ku e kanë lexuar.
Coca-Cola

Në logon e kompanisë Coca Cola, midis shkronjave O dhe L, mund të shihet qartë flamuri danez. Është thjesht një rastësi, por megjithatë kompania e ka përdorur në fushatën publicitare në Danimarkë.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com