​Dialogu,Basha-Ramës: Dakord
ramë të mërkurën,ti u tërhoqe

​Dialogu,Basha-Ramës: Dakord<br />ramë të mërkurën,ti u tërhoqe
TIRANË-Duket se e mërkura e 6 Prillit ka qenë një ditë e ngarkuar për Ramën dhe për Bashën, të cilat për pak janë ulur në një tryezë dialogu, duke përcaktuar dhe modalitetet.

Një ditë më parë në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ në Report Tv, Rama zbuloi detaje nga përgatitja e dialogut teknik. Por, Basha u tërhoq, tha Rama, në momentin kur u caktua vendi dhe ora, doli me pretekse, jo jam i lodhur, jo jam në gjumë, më pas doli me pretekstin për dorëheqjen time të firmosur në tavolinën e tij. Kjo nuk ka ku të qëndrojë’, theksoi kryeministri.

Kryeopozitari Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama që u bënë mbrëmjen e së hënës në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report Tv.

Duke iu referuar detajeve që Rama zbuloi në emisionin '5 Pyetje nga Babaramo',  Basha nga çadra e protestës ditën e sotme, pohon se ka pasur një dakortësi, por shton se ai që u tërhoq, ishte kryeministri.

Basha i bën thirrje Ramës të lejë lojërat e fjalëve dhe të dorëzojë dorëheqjen.
Më tej Basha la të hapur mundësinë për dialog.

Leri lojërat e fjalëve, dialogun e dakortësuam ditën e mërkurë. U ra dakort se do flitej për krijimin e qeverisë teknike dhe mandatin e qeverisë teknike, por sigurisht në një dialog të tillë mund të vijë dhe duhet të vijë si kryeministër dhe ky dialog politik ku ulet me kreun e opozitës do ketë për produkt qeverinë teknike që do garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Këtu në çadër nuk vjen dot si kryeministër, këtu duhet të vijë si i dorëhequr, nuk mund të bëjmë ne lojëra fjalësh. Do hyjë në dialog si kryeministër, por do dalë si kryeministër i dorëhequr duke i hapur rrugën qeverisë teknike. Rruga e dialogut mbetet e hapur”.

Kreu i PD thekson se dialogu i vërtetë nuk duhet të jetë fasadë por përkushtim. Mandej e fton Ramën të vizitojë çadrën, por të paraqitet aty, si i dorëhequr.
Ata thonë se u tërhoq opozita? Më jep vendin dhe orën thoshte kryeministri në Facebook, ja pra se vend dhe orë nuk ka pasur, se dialogu i vërtetë dhe dialogu fasadë nuk ka nevojë vetëm për vendin e orën, por për një përkushtim.
Citojmë atë që i kam thënë në këtë çadër të vijë me dorëheqje, shprehu dëshirën të vijë në çadër, dhe në këtë çadër, të lirisë ku shumica që duhet të na karakterizojë sot në opozitë e nesër në qeverisje, e ftoj atë të vijë sot në çadër me dorëheqje se nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme pa qeverinë teknike.
Kjo çadër të bën xheloz se është një tempull i lirisë, eja në këtë çadër me dorëheqjen ne xhepin e xhaketës dhe ne do të mirëpresim paqësisht
”.

Pas kësaj, kryeopozitari shpalosi dhe kërkesa të tjera të PD në kuadër të realizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Ndaj është koha të ndaj me ju, vendosmërinë tonë jo vetëm për t’i shkuar deri në fund mandatit të qeverisë teknike për zgjedhjet, por çdo standardi europian që garanton jo vetëm lirinë e votës, por garanton dhe lirinë përmes zgjedhje të pjesshme e përmes referendumeve për çështjet që kanë të bëjnë me qytetarët. Duam votimin elektronik, biometrik për garanci të votës së emigrantëve”.



Basha:  Në Kavajë po garon zëvëndësi i Rroshit
Por Basha vë në dukje se koha për dialog nuk pret duke kaluar tek rasti i Kavajës. Sipas tij, vendin e Elvis Rroshit e ka zënë zëvëndësi i tij.
Por koha për dialog është gjithnjë, për pazare ka mbaruar. Koha për dialog nuk është e pafund.
Shqiptarët e dinë që asgjë nuk do të ndryshojë, iku Roshi në Kavajë, vajti zëvendësi i Roshit.
Duhet të nxjerrim njëherë e përgjithmonë kriminelët nga funksionet publike
”, u shpreh Basha nga çadra e protestës.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij