Sipas shifrave të fundit të bëra publike nga INSTAT, divorcet kanë shënuar rritje drastike nga viti 2001 në vitin 2016, përkatësisht nga 9,6 në 31 divorce për 100 martesa.
Viti 2016 shënon numrin më të lartë të divorceve ndër vite, 5.582 divorce.
Evidencat statistikore të marra nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë tregojnë se nga janari i këtij viti deri në shtator, ka pasur në total 1393 padi për zgjidhje martese, ku jo të gjitha rastet janë përfunduar dhe 50 prej tyre janë ankimuar.
Nga ana tjetër, edhe rastet për caktimin e kujdestarisë janë të shumta.
Në të njëjtën periudhë kemi 48 padi, 3 prej të cilave ankimuara. Një tjetër çështje civile që u shtohet rasteve të natyrës familjare, është pjesëtimi i pasurisë bashkëshortore. Janë gjithsej 98 raste në 8 muaj të këtij viti, 5 prej të cilave të ankimuara.
Po t’i referohemi vjetarit të statistikave të Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2015, togat e zeza zgjidhën 7,080 lidhje martesore.
Tirana rezulton qyteti me numrin më të madh të divorceve, 1,665, nisur edhe nga fakti se është qyteti me më shumë banorë në Shqipëri.
Referuar të dhënave, vihet re se gjatë 2015-s, numër i lartë i divorceve është regjistruar në qytetet bregdetare (kryeson Vlora me 735 çështje) dhe në ato me emigracion më të lartë si Elbasani (me 632 çështje)./monitor
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com