​Do të ulesh në karrigen e Ramës
ose Berishës? Sot mundesh

​Do të ulesh në karrigen e Ramës<br />ose Berishës? Sot mundesh
Kuvendi i Shqipërisë, sot në kuadër të Ditës së Evropës, organizon Ditën e Dyerve të hapura në ambientet e Sallës së Seancave Plenare.

Qytetarët mund të vizitojnë nga afër ambientet e Sallës së Seancave Plenare nga ora 13:00 deri në orën 18:00.

Njoftimi është bërë që dje nga drejtoresha e Marrëdhënieve me Publikun dhe Qytetarët në Kuvend, Manjola Zeka.
 
Dita e dyerve të hapura është një traditë tashmë e shpeshtë e këtij institucioni, i cili ju jep mundësi të gjithë qytetarëve të shohim nga brenda të gjitha ambientet që në ditë të zakonshme mbrohen nga një sistem sigurie e veçantë, dhe hyrja në to, është e mundur vetëm përmes disa procedurave të veçanta të prenotimeve paraprake.
 
Të gjithë ata që duan të ulen në karrigen e kryeministrit, kryeparlamentarit apo të deputetëve të tjerë që i simpatizojnë, ose e kundërta, sot kanë mundësinë ta bëjnë këtë!

Njoftimi i Kuvendit

Sot në orën 11.00 në oborrin e Parlamentit, salla e seancave plenare, Ministria e Integrimit Europian, në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, organizon me rastin e 9 majit, ditës së Europes aktivitetin 'Dyer të hapura për rininë'.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane

Ushtria e Shqipërisë dhe Kosovës stërvitje të përbashkët nën vëzhgimin e komandës amerikane