Kryekëshilltari i administratës së Donald Trump, Stephen Bannon, është shkarkuar nga presidenti.

Sipas Sekretares së shtypit Sarah Huckabee Sanders, e premtja ishte dita e tij e fundit.

Vendimin për largimin e Bannon Presidenti Trump e ka diskutuar me dy bashkëpunëtorë të afërt.

I njohur edhe si truri i strategjisë së fushatës që e solli në krye të Shtëpisë së Bardhë Trump në 2016, Bannon, ndihmoi në formimin e mesazhit "Amerika e parë" e fushatës zgjedhore të tij.

Sipas Neë York Times, vendimi për të lënë Shtëpinë e Bardhë kryekëshilltari e kishte marrë që më 7 gusht, kur i kishte dorëzuar dorëheqjen në tavolinë shefit të tij.

Sipas Bannon, dorëheqja duhej të njoftohej në fillim të kësaj jave, por u shty për shkak të protestave në Charlottesville.

Mediat amerikane thonë se Bannon prej muajsh ishte në një përplasje të hapur me këshilltarët e tjerë të Presidentit, madje edhe me anëtarë të familjes së tij.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com