​Drejtorët e hipotekave, Vasili:
Rama tani po njeh Atdheun

​Drejtorët e hipotekave, Vasili:<br />Rama tani po njeh Atdheun
Ish-kreu i LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar sot pas pas takimit të Kryeministrit Rama me drejtorët e hipotekave, të cilëve i kërkoi të japin dorëheqjen.

Me anë të një statusi në “Facebook”, ai shkruante me ironi se Rama ka qenë në emigracion, dhe se tani po njihet me Atdheun.

Sipas tij, Rama ka dështuar në qeverisje, sepse ai “s’ka zënë punë me dorë, por vetëm muhabete ka bërë”.

Postimi i plotë i Vasilit në facebook:
Kryeministri ka qenë në emigracion për katër vjet.
Tani u kthye dhe po njihet me Atdheun dhe qeverisjen e dështuar të kryeministrit Rama.
Ka të drejtë në fakt Kryeministri që është mërzitur sepse kryeministri Rama s'ka zënë punë me dorë, por vetëm muhabete ka bërë.
Ndaj punë të mbarë kryeministrit të sapo kthyer në Shqipëri, që po demaskon pa mëshirë
dështimin e padëgjuar të kryeministrit Rama.

vasili


    Postimi i Vasilit në facebook

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë