Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-ve (CIA), Mike Pompeo tha se Koreja e Veriut vazhdon testimet bërthamore por nuk ka ndonjë informacion se janë në prag të një lufte bërthamore me Korenë e Veriut.

Pompeo në një deklaratë për televizionin “Fox News Sunday”,  foli mbi zhvillimet lidhur me Korenë e Veriut.

Ai tha se Pheniani është duke vazhduar punimet për armët bërthamore. “Koreja e Veriut vazhdon me zhvillimin e armëve bërthamore. Punojnë për rreth 20 vite dhe janë afër të bëhen fuqi bërthamore”, deklaroi drejtori i CIA-s, Pompeo.

Lidhur me pyetjen nëse Koreja e Veriut do të sulmojë në një kohë të afërt SHBA-në apo jo, Pompeo u përgjigj: “SHBA-të nuk janë në një situatë që kërkon përfshirjen në luftë bërthamore me Korenë e Veriut. Ne nuk posedojmë një informacion të tillë të inteligjencës”.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com