​Drejtori i FBI-së: S'ka prova që
Obama të ketë përgjuar Trumpin

​Drejtori i FBI-së: S'ka prova që<br />Obama të ketë përgjuar Trumpin
Drejtori i FBI-së, James Comey, gjatë audicionit në komisionin e inteligjencës së Dhomës së Kongresit amerikan, ka mohuar ekzistencën e provave që tregojnë se ish-presidenti Obama ka përgjuar pasardhësin e tij Donald Trump, para se ky i fundit të zgjidhej kryetar shteti.
 
Nuk kemi informacione që të mbështesin sa është thënë në postimin e presidentit Trump”, ka thënë Comey, duke iu referuar akuzave të miliarderit se, Obama kishte përgjuar rezidencën e tij, Trump Tower.
 
Shefi i FBI-së ka bërë gjithashtu me dije se, zyra e tij po heton edhe për lidhje të mundshme të stafit elektoral të Donald Trump me Rusinë, gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.
 
Ndërkohë, kryetari i komisionit, republikani David Nunes ka ritheksuar se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se nuk ka pasur përgjime “fizike” ranë Trump Tower.
 
Megjithatë, ai ka shtuar se, është e mundur që aktivitete të tjera përgjimi të jenë kryer ndaj Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij.
 
Ndërsa demokrati Adam Schiff, bashkëkryetar i komisionit, ka thënë se, Comey tashmë është në gjendje “të mbyllë përfundimisht” diskutimet në lidhje me akuzat për përgjimet.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan