​Dule: Zjarri përpiu plantacione
në Mursi, Rama përpilon lista

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka reaguar ndaj listës së zezë të Kryeministrit Rama.

Në një postim në llogarinë e tij në Twitter ai thotë se ndërkoh që zjarri djeg plantacione agrumesh në Mursi, Rama është i zënë duke  “përpiluar i lista”.

“Zjarri përpiu plantacione agrumesh në Mursi. Sherbimi zjarrfikës as vetë nuk mundet, edhe asistencë nga fqinjët nuk denjon të kërkojë.

Në të njëjtën kohë Rama dhe qeveria e tij "janë të zënë" duke "dëgjuar" popullin dhe "përpiluar lista". Media hesht që të mos i shqetësojë!”, Shkruan Dule.

Bazuar në mbi 3 mijë denoncime online, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një raport në faqen e tij në Facebook me 100 zyrtarët që kanë abuzuar në administratën e shtetit.
 
Sipas tij, 70 zyrtarë i përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtësisë.

dule

  Postimi i Dules në Twitter


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës