DURRËS- Ambasadori amerikan, Donald Lu, ka shkuar në qytetin e Durrësit për të ndjekur procesin e votimit në qytetin bregdetar.
Ai ka shkuar në shkollën e mesme Naim Frashëri, ku ndodhen disa qendra votimi.
Lu ka hyrë në qendrën e votimit, dhe është ulur duke vëzhguar ecurinë e procesit të votimit.
Durrësi konsiderohet një vatër e nxehtë për shkak të ballafaqimit të PS dhe PD.
Që të dy ish aleatët kaë pretendime për rezultate të larta në qarkun e Durrësit, i cili nxjerr 12 deputetë.
Ambasadori i SH.B.A nuk dha asnjë deklaratë për mediat.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO