​Durrës, Meta: Rama do ta pësojë
me keq se Berisha në vitin ‘94
"Fiken skanerat në dogana për të kaluar drogën"
VIDEO/Autobusët e simpatizantëvë 'pushtojnë' Durrësin

​Durrës, Meta: Rama do ta pësojë<br />me keq se Berisha në vitin ‘94<br />VIDEO/Autobusët e simpatizantëvë 'pushtojnë' Durrësin">
DURRËS-LSI ka mbyllur fushatën elektorale në Durrës, ku Ilir Meta nuk kurseu akuzat ndaj Rilindjes.

Ish-kryetari i LSI deklaroi se Rama do të humbë më keq se Berisha në referendumin e vitit 1994.
“Kreu i mavisë do ta pësojë me keq se Berisha në vitin 1994. Edhe 72 orë dhe Shqipëria do të shërohet nga sëmundja më e rëndë që përjetoi në 4 vjet”, tha Meta.

Sipas tij, qytetarët duhet të zgjedhin LSI si forcë të parë dhe jo numrin 2, që sipas tij është notë ngelëse.

“Nota më e ulët është dyshi. Ndaj votoni numrin 1, një shans për të gjithë dhe t’I japim 1 milionë grushte Rilindjes”.

Gjithashtu në fjalën e tij, Meta tha se Rama dhe Basha po pengojnë minoritetin grek të votojë në Gjirokastër.
“Mesazhin e parë sot e kam për të rinjtë. Forca bashkë këto 72 orë që ta fitojmë bashkë. Në këto zgjedhje nuk ka garë me humbësit me frikacakë që dridhen nga vota e lirë.
Më 25 qershor ka vetëm një garë, mes LSI-ve të Durrësit, Tiranës dhe Fierit. Sot mund t’ju njoftojë me përgjegjësinë dhe kënaqësi të madhe, se LSI është forcë e parë në Tiranë në Durrës edhe në Fier”, tha Meta.

"Fiken skanerat në dogana për të kaluar drogën"
Ish-kreu i LSI vijoj akuzat ndaj policisë së shtetit, e  cila sipas tij është e lidhur me bandat e drogës. Meta tha se në portin e Durrësit fiken skanerat e doganave kur kalon droga.
 
“Avioni i drogës u rrëzua në Ishëm se ishte ngarkuar më shumë se duhet. Qytetarët futen në burg për dritat, por për aeroportin e Ishmit nuk u ndëshkua askush. Policia u bë palë me bandat. Të gjithë e dinë se kush i fik skanerat e doganave kur kalon droga për në Itali. Ajo që u paraqit si rilindje ishte mavija e krimit dhe korrupsionit”, tha Meta.
 
‘’Ka ikur koha kur Shqipëria qeveriset me tuta dhe batuta’’, tha Presidenti i zgjedhur duke ironizuar veshjen e kryeministrit dhe fushatën e tij.

Kryetari i Kuvendit në detyrë sulmoi Ramën dhe Bashën, duke thënë se nuk eshte në garë as me Tomin dhe as me Xherrin.
 
“Nuk ka garë as me Tomin as me Xherrin. Më 25 qershor ka vetëm garë mes LSI të Tiranës, Durrësit, Fierit etj. LSI force e parë në Tiranë, Durës dhe Fier. Në Gjirokastër Tomi dhe Xherri duan të lënë pa votuar komunitetin grek. Nuk jemi në garë as me humbësit dhe as me frikacakët. Nuk do ketë më “mavi” që do të thotë t’u japësh shtetin oligarkëve.Edhe 3 ditë, për 1 milion grushta kundër oligarkisë dhe pabesisë”, tha Meta.

“Banditët e rilindjes me armë në dorë dhe nën mbrojtjen e shefave të policisë dhunojnë simpatizantët e LSI”, tha Meta.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve