​E kishin “para syve”, por nuk e
panë! Si u arratis autori i Berlinit

​E kishin “para syve”, por nuk e<br />panë! Si u arratis autori i Berlinit
BERLIN-Njeriu më i kërkuar në Evropë ditëve të fundit, Anis Amri, udhëtoi pa pengesa në 3 shtete, shkruajnë mediat e huaja.

Pak para se ai të qëllohej për vdekje në Milano, policia gjermane u shpreh se ata besonin se kërkuesi i azilit, tuniziani Anis Amri, ndodhej ende në Berlin.

Por realisht ia ndodhej 100 km larg Berlinit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, policia gjermane ka bastisur disa vendbanime në Gjermani, në kërkim të Amrit, por pas arrestimit të njeriut të gabuar, terroristi fitoi kohë dhe ishte në gjendje të largohej nga vendi.
 
Kjo, vlerësojnë mediat e huaja, do të jetë edhe një “siklet shtesë” për kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila dje tha se besonte se do ta kapnin “së shpejti”.

30 orë nga sulmi, Amri mundi të largohej duke kapërcyer kontrolle në kufi dhe askush nuk e ka njohur. Ai udhëtoi nga Gjermania, përmes stacionit hekurudhor Chambery në Alpet franceze. Ai më pas mori një tren tre-orësh të drejtpërdrejtë për në Torino, dhe pastaj për në stacionin qendror të Milanos, ku ai mbërriti në ora 1 pas mesnate – dhe pastaj për në stacionin në periferi, Sesto San Giovanni, ku u vra nga policia në orën 3 të mëngjesit.

Nuk dihet se si ai shkoi në Francë nga Gjermania, por në qoftë se ishte me tren, rruga më e shpejtë do të kishte qenë nga Berlini në Frankfurt, pastaj për në Lyon.
 
Një raport ka thënë se ai mund të ketë shkuar në Paris para se të nisej drejt Alpeve dhe Itali, gjatë pesë ditëve të fundit.

Policia madje po kërkon dhe ndonjë makinë të braktisur që tuniziani mund të kishte përdorur para se të linte Gjermaninë.

itinerari i amri

amri anis

kamioni ne berlin
(d.b/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni

Siguria detare/ Bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman! 100 mijë lekë gjobë 17 prej drejtuesve për mungesë dokumentacioni