Egjipti sulmon grupet e ISIS në Libi
presidenti Sisi i kërkon ndihmë SHBA
Forcat egjiptiane kanë goditur "kampet e trajnimit terrorist" në hakmarrje për një sulm ndaj të krishterëve koptikë, tha presidenti Abdul Fattah al-Sisi.
"Forcat egjiptiane kanë goditur "kampet e trajnimit terrorist" në hakmarrje për sulmin ndaj të krishterëve koptikë", tha presidenti Abdul Fattah al-Sisi.
Media shtetërore egjiptiane thotë se gjashtë sulme goditën qytetin e Derna në Libinë fqinje.
Terroristët më herët sulmuan një autobus që mbante besimtarë koptikë në Egjiptin qendror, duke vrarë të paktën 28 vetë dhe duke plagosur 25 të tjerë.
Presidenti Al-Sisi tha se,
"nuk do të hezitojë të sulmojë kampet terroriste kudo".Duke njoftuar për sulmin në një fjalim në televizion në mbrëmjen e së premtes, ai premtoi të
"mbrojë njerëzit e tij nga e keqja"."Vendet që mbështesin terrorizmin duhet të dënohen", tha ai, ndërsa ai i bëri thirrje Presidentit të SHBA-së Donald Trump për ndihmë.
Burime ushtarake kanë thënë për agjensinë e lajmeve Reuters se militantët në shënjestër në Libi ishin përfshirë në sulmin ndaj të krishterëve egjiptianë.
Disa minuta pas fjalimit të Presidentit Sisi, Shtëpia e Bardhë nxorri një deklaratë në mbështetjeje nga presidenti Trump.
"Ky sulm i pamëshirshëm i të krishterëve në Egjipt brengos shpirtrat tanë dhe zemrat tona lotojnë. Amerika qëndron me Presidentin Sisi dhe gjithë popullin egjiptian, sot dhe gjithmonë, ndërsa luftojmë për të mposhtur këtë armik të përbashkët", shkruhej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Edhe pse asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, militantët e Shtetit Islamik, kanë vënë në shënjestër Koptët disa herë gjatë muajve të fundit.
Libia kontrollohet nga një numër i madh i milicive të armatosura që janë në kaos, pasi forcat e NATO-s përmbysën sundimtarin Muammar Gaddafi në tetor 2011.
Gjithashtu në libi veprojnë grupe të ashtëquajturit Shteti Islamik.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.8%
-
Shëndet
67.5%
-
Mirëqënia
21.8%
Vota total: 1902
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Suedia: Plani i BE-së për migrantët mund të finalizohet në mars
2 Janar, 17:39
-
Sherri masiv në Sarandë/ Dëshmia për Report Tv: 10 veta me në krye policin shkuan pas mesnate te vëllezërit që japin makina me qira dhe i dhunuan me sende të forta
2 Janar, 17:36
-
Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e nesërme
2 Janar, 17:30
-
Zgjaten afatet/ Kryetari dhe anëtarët e KPK-së do të mbrohen nga Garda e Republikës, deri më 31 dhjetor 2025
2 Janar, 17:24
-
Sarandë/ Kërcënoi qytetarin me armë zjarri, pezullohet punonjësi i policisë në Ksamil (EMRI+VIDEO)
2 Janar, 17:19
-
Kthimi i qytetarëve në Shqipëri pas festave, krijohet trafik i rënduar në segmentin Milot -Balldre (VIDEO)
2 Janar, 17:15
-
Sherri me sende të forta në Sarandë, Report Tv siguron FOTON e 3 vëllezërve policë
2 Janar, 17:09
-
Kush u pagua vjet me rrogë 100 mijë lekë do të deklarojë të ardhurat brenda 31 marsit 2025! Tatimet për Report TV: DIVA ‘mjet’ për kontrollin e pasurisë
2 Janar, 17:00
-
2025 është viti i tyre! Dy shenjat më me fat të Horoskopit
2 Janar, 16:46
-
Shqiptari dhe tre grekë i vranë vëllain, flet i riu: E goditën me thikë dhe armë! Ishte pak i dehur
2 Janar, 16:28
-
Presidenti Vuçiç mesazh për Kosovën, Zagrebin dhe Sarajevën: Mos shpresoni kot, s’do të ketë ndërrim pushteti në Serbi
2 Janar, 16:20
-
Ndërron jetë ish zv.ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë
2 Janar, 16:13