​Erdogan: Askush nuk duhet ta
mohojë gjenocidin e Srebenicës

​Erdogan: Askush nuk duhet ta<br />mohojë gjenocidin e Srebenicës
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nëpërmjet llogarisë së tij të Twitterit është shprehur se gjenocidi në Srebenicë është një prej ngjarjeve më të turpshme në histori.

Askush nuk duhet të përpiqet ta mohojë gjenocidin në Srebenicë. E vetmja mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten, askush nuk duhet ta neglizhojë këtë gjenocid dhe përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar”, shkruan Erdogan në Twitter.

Ai gjithashtu shton se nuk do të harrohen kurrë vrasësit e viktimave të pafajshme dhe frikacakët të cilët i dorëzuan refugjatët te vrasësit.

Bosnja dhe Hercegovina shënon 22- vjetorin e masakrës së Serbenicës, ku forcat serbe vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës