“Ata nuk mund të na frikësojnë me kërcënimet e tyre”, ka deklaruar Erdogan gjatë një fjalimi në Stamboll, ku shtoi se gjyqësori turk është më i pavarur se ai i Gjermanisë.
Berlini, i shqetësuar nga arrestimi në Stamboll i aktivistëve për të drejtat e njeriut, përfshirë një shtetas gjerman, njoftoi gjatë ditës së enjte për një “riorientim” të politikës kundrejt Turqisë me masa që rrezikojnë deri në penalizimin ekonomik ndaj partnerit të tij historik.
E para është një paralajmërim nga Ministria e Punëve të Jashtme për udhëtimet në Turqi, destinacion tradicionalisht mjaft i frekuentuar për turistët gjermanë.
Gjithashtu, masat e parashikuara në Berlin përfshijnë një rishikim të garancive, huave apo subvencioneve që kontribuon qeveria gjermane apo BE për eksportet apo investimet në Turqi.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com