​Erdogan: Turqia do luftojë deri
në fund kundër terroristëve

​Erdogan: Turqia do luftojë deri<br />në fund kundër terroristëve
ANKARA-Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan ka thënë se Turqia do të luftojë deri në fund kundër të gjitha formave të sulmeve nga grupet terroriste dhe përkrahësit e tyre pasi një person i armatosur vrau 39 persona në një sulm me armë në një lokal nate në Stamboll, raporton Reuters.

“Si komb, ne do të luftojmë deri në fund kundët të gjitha sulmeve të armatosura të grupeve të terrorit dhe forcave prapa tyre, por gjithashtu kundër sulmeve të tyre ekonomike, politike dhe atyre sociale”, citohet të ketë thënë Erdogan në një komunikatë të dërguar mediave.

“Ata po bëjnë përpjekje të krijojnë kaos, demoralizojnë njerëzit, të destabilizojnë shtetin tonë me sulme të neveritshme që kanë cak civilët… Ne do jemi gjakftohtë si komb, duke qëndruar së bashku, dhe ne asnjëherë nuk do iu japim hapësirë këtyre lojërave të pista”, ka thënë më tej ai.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot