​Ermonela Jaho, 10 ditë
shfaqje në Operën e Parisit 

​Ermonela Jaho, 10 ditë<br />shfaqje në Operën e Parisit 
Deri më 12 tetor 2015, artistja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho do të këndojë Violetën e “Madama Buterfly” në operën e Parisit. Duke nisur që nga dita e parë e premierës, që u dha në 8 shtator, Ermonela Jaho do të këndojë në 10 shfaqje.
 
Sopranoja Jaho do të jetë deri më 12 tetor në Paris. Shfaqjet e saj do të jenë në datat 27, 30 shtator, 3, 7, 10, 13 tetor 2015. Më pas Jaho do të këndojë edhe Anna Bolenën në Moskë. Do të bëjë sërish një rikthim në Paris dhe, në Dhjetor, një tjetër lajm i rëndësishëm vjen nga artistja.
 
 Në “Operastadt” të Vjenës, një ndër teatrot më të mirë në botë, do të jenë tre artistët shqiptarë, që do të ngjiten në skenën e saj sërish me “Traviatën”, Ermonela Jaho dhe Saimir Pirgu, në rolet e Violetës dhe Alfredos; dhe në atë të Giuseppes, Dritan Luca.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot