​Evropa përpjekje për të mbrojtur
marrëveshjen me Iranin

​Evropa përpjekje për të mbrojtur<br />marrëveshjen me Iranin
Diplomatët iranianë shprehen se parashikojnë që Presidenti Trump të tërhiqet nga marrëveshja ndërkombëtare për veprimtaritë bërthamore të Teheranit. Ata po intensifikojnë përpjekjet e lobizmit tek qeveritë evropiane, veçanërisht ato që e kanë nënshkruar marrëveshjen, Franca, Britania dhe Gjermania, duke shpresuar që ta bindin administratën amerikane të mos heqë dorë nga marrëveshja.
 
Iranianët thonë se nëse Evropa dhe vendet e tjera nënshkruese, Rusia dhe Kina nuk tërhiqen nga marrëveshja dhe nuk bien dakord me rivendosjen e sanksioneve, Teherani do të vazhdojë ta respktojë marrëveshjen. Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, e theksoi këtë qëndrim në një intervistë me gazetat britanike, duke paralajmëruar se nëse Evropa ndjek shembullin e Shteteve të Bashkuara, Irani do të rifillonte programin bërthamor në një nivel më të avancuar sesa para se të arrihej marrëveshja.
 
Departamenti i Shtetit pritet të deklarojë para kongresit pas dy javësh nëse Irani i ka respektuar kushtet e marrëveshjes./VOA
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shqipëria e nis keq Olimpiadën, qitësja Manjola Konini 'pa shënjestër'! Renditet e parafundit

Paris 2024/ Shqipëria e nis keq Olimpiadën, qitësja Manjola Konini 'pa shënjestër'! Renditet e parafundit