​Facebook raport për përfshirjen
ruse në zgjedhjet e SHBA

​Facebook raport për përfshirjen<br />ruse në zgjedhjet e SHBA
Rrjeti social Facebook ka bërë të ditur një pistë ruse që lidhet me zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit të kaluar.
 
Facebook publikoi pjesë të një hetimi të brendshëm që po kryen, i cili tregon për vendosjen e mijëra reklamave politike në Facebook, nga llogari dhe faqe të rreme, që ka të ngjarë të jenë të lidhura me Rusinë.
 
Një numër i faqeve dhe llogarive të Facebook-ut të kontrolluara nga Rusia shpenzuan rreth 100 mijë  dollarë me reklamat në Facebook, që synonin të "përforconin mesazhe dhe politike" në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, konfirmoi Facebook në një postim gjatë së mërkurës.
 
Facebook tha se "rreth 470 llogaritë joautentike dhe faqet në kundërshtim me politikat tona" blenë afërsisht 3,000 reklama në Facebook në mes të qershorit 2015 dhe majit 2017.
 
Washington Post, e cila njoftoi lajmin të mërkurën, pretendon se reklamat u blenë nga një grup pro rus, të cilët promovojnë propagandën pro-Kremlinit.
 
Facebook shkruan se "shumica dërrmuese" e reklamave  nuk iu referua në mënyrë specifike zgjedhjeve presidenciale të SHBA, votimit apo një kandidati të veçantë, por pranoi se ata u përqëndruan në çështjet polarizuese, si të drejtat LGBT, çështjetraciste dhe çështjet e armëve.
 
Ato nuk ishin reklama tradicionale politike, por mbanin ende mesazhe politike, shkruhet nw raportin e Facebook.
 
Është e paqartë, për shembull, se çfarë ndikimi mund të kenë këto reklama ose kush i ka pare dhe është ende e panjohur se kush ishte në shënjestër, ose specifikat në lidhje me përmbajtjen e reklamave, vijon raporti.
 
Ndër të tjera në raport pohohet se reklamat kishin për qëllim "të përforconin mesazhe ndarëse", dhe ishin "në përputhje me teknikat" e përdorura nga aktorët rusë të cilët përhapnin keqinformimin në rrjetin social përpara zgjedhjeve.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza