Familja e bombarduesit vetëvrasës të Manchesterit ka lidhje me rrjetet terroriste anembanë botës, shkruan “Dailymail”.
Salman Abedi vrau 22 vetë dhe plagosi të paktën 119 tëtjerë kur ai shpërtheu një bombë mbrëmjen e së hënës në një kohë kur fëmijë dhe adoleshentë po ndiqnin koncertin e Ariana Grande në "Manchester Arena".
Babai i tij Ramadan dhe vëllai i vogël Hashem u arrestuan nga policia e anti-terrorit në Libi.
Hetuesit thanë se Hashem kishte lidhje me ISIS dhe po planifikonte të kryente një sulm terrorist në Tripoli.
Hashem u akuzua se kishte dijeni për planet vrastare të vëllait të tij për më shumë se një muaj, derisa u shfaq babai i tij që kishte qenë një luftëtar revolucionar, i cili publikisht shprehu mbështetje për një grup të lidhur me Al Kaedën në Siri.
Një i afërm i tretë, vëllai më i madh i Salman, Ismail, u arrestua në Manchester.
Ai ishte raportuar një herë në një njësi anti-terroriste nga pjesëtarët e komunitetit musliman.
Është pohuar gjithashtu se pas braktisjes së universitetit, Salman kishte udhëtuar shpesh në Lindjen e Mesme dhe kishte marrë trajnime terroriste në Siri.
Ai u kthye në Britani nga Libia vetëm disa ditë përpara sulmit. / www.dailymail.co.uk
[gallery]22432[/gallery]
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO