​Fëmijët rrezikohen nga interneti
i pa kontrolluar, Evropa në alarm

​Fëmijët rrezikohen nga interneti<br />i pa kontrolluar, Evropa në alarm
Evropa është duke u bërë qëndra globale e abuzimit në internet me imazhet dhe videot seksuale të fëmijëve shkruan raporti i Internet Watch Foundation (IWF).
 
Raporti vjetor i IWF, ka zbuluar se 60% e materialeve abuzive me fëmijë në të gjithë botën shpërndahet në Evropë.  Në vitin 2015 web faqet që postonin video dhe imazhe me përmbajtje abuzive gjendeshin në Amerikën e Veriut me 57%.
 
Shefja ekzekutive e IWF, Hargreaves tha se "ndryshimi mund të pasqyrojë punën e madhe që po bëhet nga industria amerikane për të trajtuar problemin. Kjo ka detyruar kriminelët të kërkojnë diku tjetër për hapsira, që do ti lejojnë ata të ndajnë përmbajtjen nw internet."
 
Holanda kryeson listën e vendeve evropiane të faqeve që shpërndajnë materiale me përmbajtje të paligjshme por me shumicë këto faqe janë dhe në Rusi e Turqi.
 
"Situata është e kundërt nga vitet e mëparshme, Evropa tashmë është hapsira më e madhe e faqeve që shpërndajnë materiale abuzive", tha Susie Hargreaves duke raportuar se në Evropë ka rreth 34,212 faqe që shpërndajnë materiale abuzive.  
 
IWF është organi i Mbretërisë së Bashkuar që vepron për të gjetur dhe për të hequr përmbajtjen abuzive nga rrjetet në UK. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane