Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Pazari”, ku në përfundim të tij janë arrestuar tre shtetas, është shpallur një tjetër në kërkim, si dhe janë sekuestruar 75.5 kilogramë kanabis.

Në pranga kanë rënë Skënder Vrenozi, 57 vjeç, banues në lagjen “16 Prilli” në Fier dhe Spartak Çeraj, 43 vjeç e Klaudio Hasaj, 32 vjeç, të dy banues në lagjen “Perash” në qytetin e Shkodrës.

Lënda narkotike është gjetur në banesën e 57- vjetarit Skënder Vranozi dhe në lokalin në pronësi të tij.

Gjithashtu gjatë aksionit të bluve të Fierit, përveç lëndës narkotike janë sekuestruar 2 automjete, një pistoletë, 5 aparate celularë, 1 mijë euro dhe 100 franga franceze.

Bëhet me dije se në kërkim është shpallur edhe djali i Skënder Vernozit, E. Vrenozi, 31 vjeç, pasi pistoleta e sekuestruar nga policia është gjetur në banesën e tij.

Për tre personat e arrestuar, materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, ndërkohë që policia është duke punuar për arrestimin e 31- vjeçarit, i cili akuzohet për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".

droga fier

droga fier

fier

droga fier
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com