​Fitorja e Merkel,Ambasadori Kuko:
Rëndësi ka rizgjedhja e Kancelares

​Fitorja e Merkel,Ambasadori Kuko:<br />Rëndësi ka rizgjedhja e Kancelares
Ambasadori shqiptar në Gjermani, Artur Kuko ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Gjermani dhe fitoren për të katrën herë të Kancelares Angela Merkel.
 
Në një lidhje telefonike për Report Tv, Kuko tha se pavarsisht faktit që Kancelarja u zgjodh me më pak vota se herët e tjera, e rëndësishme është që Merkel u rizgjodh dhe se nuk mbetet gjë tjetër vetëm se  respektimi i vullnetit të popullit.
 
“Unë themë që Kancelarja është zgjedhur nga populli, lajmi i mirë është që ajo u rikonfirmua, dhe nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të respektojmë vendimin e popullit gjerman”, tha Kuko.
 
Sipas Kukos kjo situatë në Gjermani  nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim në lidhje me politikat që do të ndjekin për Evropën Perëndimore dhe aq më teper për Shqipërinë.

Kuko kometoi edhe faktin që Nacionalistët fituan vend në Parlament, duke u shprehur se ky nuk është një fenomen i ri, por i përsëritur duke qenë se ka ndodhur edhe në vende të tjera të Europës.
 
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)