Në Rawcliffe të Anglisë ka ndodhur një aksident i pazakontë që për pak mund të kishte rezultuar fatal për katër personat që u plagosën.
 
Mediat vendase raportojnë se një makinë kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur me murin e një shtëpie, i cili nuk rezistoi shumë dhe makina hyri brenda në shtëpi.
 
Nga aksidenti mbetën të plagosur shoferi, dy pasagjerë dhe një person i cili ndodhej brenda në shtëpi.
 
Drejtuesi i mjetit është vënë në pranga, ndërkohë ka qënë fat që shtëpia ka qëndruar e fortë dhe nuk është shembur, pasi do të rezultonte fatale për të plagosurit.

angli
Aksidenti në Rawcliffe të Anglisë
angli
Aksidenti në Rawcliffe të Anglisë
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com