​FOTOLAJM/Grekët ironi me Ramën
Kotzias:Të jemi seriozë me historinë

​FOTOLAJM/Grekët ironi me Ramën<br />Kotzias:Të jemi seriozë me historinë
ATHINE-Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Himarën, Akropolin, apelin ndaj Greqisë që të hiqet Ligji i Luftës që është ende në fuqi nga shteti grek ndaj Shqipërisë, por dhe zgjidhjen që presin çamët për pronat në territoret jashtë kufirit, vjen reagimi i parë.

Nuk është deklaratë më shumë sesa një ironi me fotomontazh.

Një media nacionaliste greke publikon foton ku shfaqen kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me qylaf mbi kokë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me çallmë dhe ai turk Taip Erdogan me emblemën e Sulltanit.

Sipas grekes, “Pelasgoskoritsas” shteti grek duhet të zgjohet dhe të vërtetojë se nuk ka gisht Turqia pas komenteve të bëra nga Rama ditët e fundit ndaj Greqisë.

rama me callme
(Foto nga mediat greke)

Kotzias i përgjigjet Ramës: Historia të mbështetet në fakte e jo mite

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se historia mbështetet në fakte reale dhe jo në mite të krijuara më vonë.Kotzias u pyet nga gazetarët grekë gjatë një konference për shtyp në Athinë, mbi deklaratat e kryeministrit Rama lidhur me Akropolin.

“Me historinë duhet të sillemi në mënyrë serioze dhe të jemi seriozë. Ajo është e bazuar në fakte dhe jo në fiksionet e mëvonshme. Kujt i pëlqen historia greke dhe kultura greke, ai është i mirëpritur. Vetëm mos të arrijë në pikën që të konsiderojë se këto janë ekskluzivisht të vetat dhe nuk janë greke",u përgjigj Kotzias gjatë një konference për shtyp me homologun e vet polak, Vitold Waszcykowskin.

Mediat greke i janë referuar fjalës së kryeministrit në parlamentin shqiptar mbajtur një ditë më pare duke cituar se  Rama akuzoi kreun e PBDNJ Vangjel Dule  se po pengon kursin europian të Shqipërisë.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)