Kreu i ushtrisë Franceze ka dhënë dorëheqjen pas përplasjes me Presidentin Emmanuel Macron, për shkurtimet e buxhetit.
Gan Pierre de Villiers, nëpërmjet një deklarate është shprehur se ai nuk mund të “siguronte qëndrueshmërinë e modelit të ushtrisë”, gjë të cilën e konsideronte të nevojshme për të siguruar mbrojtjen e Francës.
Përplasja mes presidentit dhe kreut të ushtrisë filloi që javën e kaluar, ku ministri i Punëve Publike dhe Financave, Gérald Darmanin, bëri publik vendimin e qeverisë për të shkurtuar 754 milionë euro.
Shkurtimet e buxhetit të mbrojtjes të cilat prekim më shumë shpenzimet për pajisjet, janë pjesë e planit të Marcon, i cili brenda 5 viteve, pritet që t’i kursejë Francës nj shumë prej 60 miliardë euro.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com