​Francë, një zjarr i fuqishëm po
shkon drejt banesave në Kastanjesë

​Francë, një zjarr i fuqishëm po<br />shkon drejt banesave në Kastanjesë
FRANCË- Një zjarr i fuqishëm ka prekur mbi 40 hektarë, është duke përparuar në drejtim të Kastanjesë në juglindje të Francës, duke kërcënuar banesat raportojnë zjarrëfikësit.

“Zjarri ka prekur 40 hektarë dhe vazhdon të përparojë. Është një zjarr i fuqishëm, banesat janë të rrezikuara. Afro 232 zjarrfikës, helikopterë dhe aeroplanë janë në terren”, deklaruan forcat zjarrfikëse që po punojnë për marrjen në kontroll të situatës.
 
Për shkak të erës, nxehtësisë dhe thatësirës, prej disa ditësh zjarrërat po shtohen në rajonin e Provonsës dhe në Korsikë, ishull francez në detin Mesdhe.

Gjithashtu, një tjetër zjarr që shkatërroi rreth 800 hektarë që prej të shtunës, u arrit të vihej sot nën kontroll në afërsi të Nisës.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi