​Francë, Sulm me armë zjarri në
një xhami, 8 persona të plagosu

​Francë, Sulm me armë zjarri në<br />një xhami, 8 persona të plagosu
Rreth orës 22:30 të së dielës, tetë persona përfshirë një vajzë shtatëvjeçare janë plagosur pasi dy persona të armatosur hapën zjarr në një xhami në jug të Francës.

Dy persona të maskuar që udhëtonin me një makinë, Renault Clio, filluan të qëllonin mbi adhuruesit, të cilët po largoheshin nga xhamia Arrahma, në Avignon.

Një nga sulmuesit mbante pistoletë, ndërsa tjetri kishte një armë gjahu, shkruan gazeta La Provence.

Katër vetë u lënduan në vendngjarje dhe një familje me katër pjestarë në katin e dytë të një apartamenti aty pranë u plagosën, ndër të plagosurit ishte një vajzë shtatëvjeçare, raporton DailyMail.

Personat e armatosur u larguan nga vendi i ngjarjes dhe policia franceze ka nisur kërkimet për kapjen e autorëve.

Sipas La Provence, policia nuk po e trajton incidentin si sulm terrorist.

Laure Chabaud, një gjykatës i Avignonit, tha se policia dyshonte se ishte një përplasje mes gangësterëve.

Incidenti vjen dy javë pasi një person u vra dhe nëntë të tjerë u plagosën në një sulm terrorist jashtë një xhami në Finsbury Park, Londër.

Përveç kësaj, një njeri u arrestua të enjten pasi u përpoq të ngiste një makinë në një turmë para një xhami në periferi të Parisit të Creteilit.

Franca është në alarm të lartë të sigurisë pas një sërë sulmesh terroriste në vitet e fundit.

fr

fr

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz