“Nëse Bashkimi Europian distancohet nga Ballkani Perëndimor atëherë lojtarë të tjerë gjeopolitikë do të përpiqen të shtrijnë influencën e tyre në këtë pjesë të Europës.

Eshtë ky alarmi që jep ish ish-komisioneri Europian i Zgjerimit, Stefan Fyle i cli ishte i pranishëm në Samitin e përvitshëm të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “Friends of Europe”, me temë “Ballkani - Duke nxitur ndërlidhjen gjatë rrugës për në BE”.

Ritmi aktual i zgjerimit nuk është i qëndrueshme, tha Fule, i cili ishte në krye të këtij operacioni në Komisionin Barroso nga viti 2010 deri 2014.

Duket se ish komisioneri i është referuar deklaratës të presidentit aktual të Komisionit Europian Jean Claude Juncker i cili është shprehur se do të ketë një periudhë pauzë të zgjerimit. Madje ai ka shtuar se gjatë mandatit të tij asnjë anëtar i ri nuk do t’i bashkohet unionit. Por, ndërkohë, Rusia dhe Turqia duket se i kanë nisur përpjekjet për mbushjen e këtij boshllëku që lë BE. Rusia është duke mbështetur marrëdhëniet e saj të ngushta me Serbinë, të përforcuara gjatë sulmeve ajrore të NATO-s 1999 mbi krizën në Kosovë. E madje është duke u përpjekur të ndryshojë drejtimin politik të Malit të Zi, e cila kohët e fundit u bashkua me NATO-n.

Nga ana tjetër është Turqia e cila ka shtuar urinë e saj për territoret ku ka shumicë muslimane si Bosnja , Hercegovina, Shqipëria, Kosova dhe pjesë të Maqedonisë. Së fundmi presidenti Erdogan ka folur për kufijtë e përzemërt të Turqisë duke përmendur kryeqytetin e Maqedonisë dhe madje edhe një qytet në Bullgari Kardzhali.

Për Fylen, progresi i deritanishëm i Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së është ende tepër i brishtë e nuk mund të mendohet se është mbërritur në pikën ku nuk ka më kthim mbrapa.

Çdo shkëputje e rajonit nga BE sipas tij do të frymëzojë që forca të tjera të angazhohen menjëherë. Së fundmi ai argumentoi se që nga koha kur Britania doli nga unioni vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të kenë argumentin se ato janë pjesë e Europës.

(d.b/Shqiptarja.com)