Fushata kundër Clinton, djali i Trump
takoi avokaten ruse për të marrë info
Prestigjiozja amerikane Neë York Times hedh dritë mbi një takim të djalit të Presidentit Donald Trump, me një avokate ruse, gjatë fushatës presidenciale në SHBA.
Prestigjiozja amerikane Neë York Times hedh dritë mbi një takim të djalit të Presidentit Donald Trump, me një avokate ruse, gjatë fushatës presidenciale në SHBA.
Sipas të përditshmes, takimi është realizuar në kullën “Trump” dhe në fokus ka pasur mbledhjen e informacioneve kundër Hillary Clinton.
Vet Trump Jr. e pranoi se takimi me avokaten Natalia Veselnitskaya është zhvilluar vërtet, por shtoi se aty nuk u nxor ndonjë informacion me vlerë mbi ish-Zonjën e Parë.
“Pas shkëmbimit të komplimenteve, - citohet të ketë thënë ai, -
juristja pretendoi se kishte informacion që individë të lidhur me Rusinë po financonin Komitetin Kombëtar Demokrat dhe mbështesnin Clintonin. Por deklaratat e saj ishin të mjegullta, me nënkuptime dhe jo fort të logjikshme. Nuk dha detaje e as informacion mbështetes. Shumë shpejt u bë e qartë se nuk kishte ndonjë gjë konkrete për të treguar”.
I pranishëm mësohet të ketë qenë edhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner, dhe personi që drejtonte asokohe fushatën e miliarderit republikan, Paul J. Manafort.
Takimi me Veselnitskayan ndodhi 9 qershorin e vitit 2016 në kullën “Trump” në Nju Jork, vetëm dy javë pasi manjati kishte siguruar nominimin republikan.
Ky besohet të jetë i pari takim privat i konfirmuar mes një shtetasi rus dhe një pjesëtari të rrethit të ngushtë të Donald Trump.
Si i biri i tij, ashtu edhe avokatja ruse këmbëngulin se nuk kanë diskutuar mbi fushatën presidenciale amerikane.
Në mbështetje të pohimeve të saj, se Trump Junior pranoi të ulej me avokaten në këmbim të të dhënave shkatërruese për atë që ishte asokohe rivalja e madhe e të atit në rrugën drejt Presidencës amerikane, “New York Times” citon si burime 3 këshilltarë të Shtëpisë së Bardhë të informuar mbi takimin, e dy të tjerë që kishin dijeni për të.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4594
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45