Fushata zgjedhore nuk dëmtoi
financat, goditi besimin në ekonomi
Të ardhurat e qeverisë u rritën me 105 milionë euro në gjysmën e parë të vitit, pavarësisht fushatës zgjedhore, e cila në të kaluarën është shoqëruar thuajse gjithmonë me tronditjen e buxhetit.
Të ardhurat e qeverisë u rritën me 105 milionë euro në gjysmën e parë të vitit, pavarësisht fushatës zgjedhore, e cila në të kaluarën është shoqëruar thuajse gjithmonë me tronditjen e buxhetit.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për periudhën janar-qershor të ardhurat në buxhet arritën 212 miliardë lekë, nga 198 miliardë që ishin një vit më parë.
Statistikat e detajuara tregojnë se rritja ka ardhur veçanërisht nga tre zëra: taksat kombëtare, tatimi mbi vlerën e shtuar dhe akcizat, të cilat së bashku kanë sjellë 10 miliardë lekë më shumë se një vit më parë në arkën e qeverisë.
Por ndonëse nuk kanë cenuar ecurinë e të ardhurave, zgjedhjet kanë prekur krahun tjetër të buxhetit, atë të shpenzimeve.
Sipas shifrave, shpenzimet e qeverisë u rritën me 28 miliardë lekë, ose rreth 210 milionë euro krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2016. Qeveria ka shpenzuar më shumë si për operacionet e saj të përditshme ashtu edhe për projektet publike. Shpenzimet korrente të buxhetit u rritën me 18 miliardë lekë, ndërsa investimet publike ishin 11.6 miliardë lekë më të larta se gjashtëmujori i parë i vitit të kaluar.
Megjithatë, rritja e fortë e shpenzimeve nuk ka sjellë rritje të borxhit publik. Në gjysmën e parë të vitit bilanci i buxhetit rezultoi me suficit në masën 3 miliardë lekë.
Ndërkohë, shifrat e Bankës qendrore tregojnë se kriza politike parazgjedhore në tremujorin e dytë të vitit goditi rëndë besimin në ekonominë shqiptare.
Banka e Shqipërisë raportoi se treguesi i ndjesisë ekonomike, një indikator i cili mat perceptimin e biznesit dhe qytetarëve për ekonominë, u përkeqësua me 9.7 pikë gjatë periudhës prill-qershor. ekonominë shqiptare u shkaktua veçanërisht nga sektori i shërbimeve.
Treguesi i besimit tek bizneset e këtij sektori ra me 18 pikë përqindje. Në dy degët e tjera të ekonomisë, që janë ndërtimi dhe industria, treguesi i besimit është rritur.
Reaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1594
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pritet vetëm zyrtarizimi, Vllaznia bën dy afrimet e para! Merr ish-sulmuesin e Partizanit
28 Dhjetor, 15:21
-
Vitet e punë para 94’ por pa dokumente, do njihen për pension! Gonxhja: Projektligji eliminon proceset e zgjatura gjyqësore
28 Dhjetor, 15:20
-
Tiranë/ Porosiste online telefona, kur vinin pakot pranë banesës kërcënonte me thikë dorëzuesin dhe nuk paguante paratë! Arrestohet 32-vjeçari, kishte masë 'arrest shtëpie'
28 Dhjetor, 15:14
-
Vjedhje dhe trafik droge, arrestohen në Qafë Thanë e Kapshticë 3 persona të shpallur në kërkim
28 Dhjetor, 15:10
-
'U endëm për rreth 2 orë në ajër', dëshmia e 21 vjeçarit që mbijetoi nga rrëzimi i avionit në Kazakistan: Piloti tentoi tre herë ulje emergjente
28 Dhjetor, 14:40
-
I tha se u arratis, Veliaj i përgjigjet Berishës: O Sali, o kërmë! Pis burrë! Unë nuk jam Non Grata, as legen si ti
28 Dhjetor, 14:37
-
FOTO/ 'Në shtëpinë time, çfarë bëtë në banjë?', publikohen mesazhet që Icardi i dërgonte Wanda Narës! E tradhtoi me ish-shokun e skuadrës te Interi
28 Dhjetor, 14:29
-
Shijak/ Kërcënuan me thikë dy persona dhe u morën celularët, një në pranga, tjetri në kërkim (EMRAT)
28 Dhjetor, 14:13
-
Speciale/Motër Grazia, një Nënë Terezë e dytë në Fushë-Arrëz! Historia e misionares gjermane që kontribuoi më shumë se shteti për banorët
28 Dhjetor, 14:08
-
Shkodranët në Eurovizion, si u krijua dyshja fituese! Gjetën njëri tjetrin në facebook: E nisën me aheng tani mbajnë kupën e festivalit të 63-të
28 Dhjetor, 14:05
-
Xhaxhai i Assad-it arratiset për në Dubai, familjarë të tjerë arrestohen në Liban
28 Dhjetor, 14:00
-
E divorcuar, me një fëmijë dhe e famshme në Tiktok, kush është vajza që tradhtoi banorin e 'Big Brother VIP Albania 4'
28 Dhjetor, 13:56