​Gazi, Ahmetaj urdhëron
kontrolle kundër abuzimeve

​Gazi, Ahmetaj urdhëron<br />kontrolle kundër abuzimeve
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka urdhëruar ushtrimin e kontrolleve në pikat e shitjes së gazit të lëngshëm. Manipulimet me çmimin në dëm të konsumatorëve familjarë do të jenë subjekt i masave të menjëhershme nga organet e kontrollit.
 
Ahmetaj ka zhvilluar sot një takim me strukturat në varësi, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ku ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të kontrolleve në pikat e tregtimit të gazit të lëngshëm në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e zbatimit korrekt të ndryshimit të bërë në ligjin për akcizat, me aplikimin e akcizës 8 lekë/litër për gazin e lëngshëm vetëm për përdorim nga automjetet.
 
Organet e kontrollit në varësi të tatimeve dhe doganave janë urdhëruar të marrin masa të menjëhershme për subjektet abuzuese në të gjitha rastet e konstatimit të shkeljeve në zbatimin e ligjit dhe manipulimit me çmimin e tregtimit të gazit të lëngshëm në dëm të konsumatorëve familjarë dhe bizneseve.
 
Kontrollet do të nisin menjëherë dhe do të shtrihen në të gjithë vendin. Ministria e Financave sqaron edhe njëherë se ndryshimi në ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, i cili hyri në fuqi në datën 1 Janar 2017 me Paketën e re Fiskale, nuk parashikon asnjë kosto shtesë për qytetarët dhe sipërmarrjen.
 
Konkretisht, në Nenin 4 të ligjit sqarohet se: “Produktet energjetike që klasifikohen në grupin E500 me Kodet e NK 27 11, i nënshtrohen pagesës së akcizës sipas shtojcës nr. 1 të këtij ligji, vetëm nëse këto produkte janë për përdorim si lëndë djegëse për motor automjetesh. Procedura e aplikimit të kësaj dispozite përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.”
 
Ndryshimi në ligjin për akcizat, u bë në kuadër të përafrimit me Direktivën 2003/96/EC– diferencim i normës së akcizës për gazin për përdorim si produkt energjetik dhe në harmonizim me praktikën e ndjekur nga vendet e rajonit, ku Shqipëria ka akcizën më të ulët prej 5.7 cent/litër.
 
Ministria e Financave thekson angazhimin maksimal të strukturave të tatimeve dhe doganave në funksion të garantimit të zbatimi korrekt të ligjit dhe fton qytetarët të raportojnë çdo rast abuzimi që ata konstatojnë në treg.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS