​Genc Ruli: Jeta në PD nuk është 
gjëegjëze, duhet debat konstruktiv

​Genc Ruli: Jeta në PD nuk është <br />gjëegjëze, duhet debat konstruktiv
Ish-ministri Genc Ruli ka zbutur tonet lidhur me përplasjet në PD mes kryetarëve të degëve dhe deputetëve të grupit parlamentar.
 
Pas mbledhjes së kryesisë së vogël sot në selinë e PD-së, Ruli u shpreh shkurt për mediet se është “pro” debatit në PD, por ai duhet të jetë konstruktiv. 

Sipas tij, jeta e një partie nuk është lojë gjëegjëzash. 

"Jeta e një partie nuk është lojë gjëegjëzash, por e debatit konstruktiv", u shpreh sot Ruli. 

Javën e kaluar Ruli braktisi mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, në shenjë pakënaqësie për mosndëshkimin e kryetarëve të degëve, për akuzat e tyre në adresë të ish-ministrave të qeverisë “Berisha”. 

Nga ana tjetër, kryetari demokrat, Lulzim Basha deklaroi mbrëmë në një emision televiziv se debati në PD është meritë e lidershipit të tij. Ky qëndrim siç duket ka bërë që edhe Ruli të tërhiqet nga këmbëngulja e tij dhe të pranojë debatin në PD.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)