TIRANE-Gëzuar Ditën e Çlirimit shqiptarë! Mëngjesin e 29 Nëntorit të vitit 1944 u deklarua një herë e përgjithmonë Shqipëria e çliruar e sovrane, mbas qindra viteve e pushtuar dhe e zaptuar. Lufta Nacional Çlirimtare i dha lirinë Shqipërisë.
Në Luftën Nacional Çlirimtare morën pjesë qindra heronj dhe dëshmorë, dhanë jetën 28 mijë dëshmorë dhe pati 61 mijë të plagosur.
Me rastin e kësaj dite, përfaqsues të shtetit e të politikës kryen homazhe në nderim të të rënëve në luftën Antifashiste Çlirimtare.
Sot paradite kryeministri Edi Rama, ministra të kabinetit, kryeparlamentari Ilir Meta, deputetë të majtë si dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj u janë drejtuar Varrezave të Dëshmorëve ku vunë kurora me lule tek Monumenti Nëna Shqipëri.
29 Nëntori i vitit 1944 hyri në histori si dita e çlirimit të Shqipërisë nisur nga fakti se kur u largua gjermani i fundit nga Shqipëria. Ky është një debat i gjerë që ka nisur prej disa vitesh pasi të djathtët në politikë vlerësojnë se gjermani i fundit është larguar më 28 Nëntor. Opozita e cila i meshon teorise se dyte, përkujtoi dje Ditën e Clirimit sëbashku me atë të Pavarësisë.
Rama-Meta me veteranet
Në kuadër të festimeve për përvjetorin e ditës së Çlirimit kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsmit Lindita Nikolla dhe kryetari i Parlamentit Ilir Meta kanë marrë pjesë në një aktivitet të organizuar me veteranët.
Në fjalën e tij në takim Meta theksoi se rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian është tregues i progresit të vendit dhe kjo është rruga se si po plotësohet më tej ideali i atyre që dhanë jetën për Shqipërinë.
“Është kënaqësi të takohemi këtë 29 nëntor dhe akoma më kënaqësi të vemë re se vendi është më i integruar në familjen europine. Jemi sot për të nderuar kujtimin e të gjithë atyre që sakrifikuan gjithçka që dhanë jetën dhe rininë për një Shqipëri të lirë demokratike dhe europiane. Rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian është një tregues i këtij progresi dhe unë jam i bindur se duke vazhduar në këtë rrugë ne e plotësojmë më tej idealin e tyre për Shqipërinë që ëndërruan”, tha Meta.
[gallery]19916[/gallery]
Kryeministri i vendit, Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë takimit të zhvilluar me veteranët me rastin e ditës së Çlirimit shprehu dëshirën të ndante me ta dhe me të gjithë shqiptarët përgëzimet e marra personalisht një ditë më parë nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila sipas tij vlerësoi hapur progresin e dukshëm të bërë nga vendi ynë vitet fundit falë reformave të thella e të shumanshme të qeverisë.
Dhjetëra veteranë dhe nostalgjikë të komunizmit kanë sfiduar temperaturat e ulëta dhe shkallët e memorialit të Dëshmorëve të Kombit, për të nderuar me grusht ditën e Çlirimit. Nuk munguan as këngët partizane. Për mikrofonin e Report Tv janë shprehur se debati mbi nderin dhe moralin e partizanëve janë shpifje dhe tradhti.
“Nata e Bardhë”, Kryeqyteti zgjuar deri në mëngjes
Tradita e 'Nata e Bardhe. Tirana do të qëndrojë zgjuar deri në orët e para të mëngjesit. Bashkia e Tiranës organizon ekspozita, opera, filma e lojëra ndërsa pjesa më kulminante e festës është koncerti i këngëtares italiane Giusy Ferreri e cila do të performojë sonte në orën 21.00.
Këngëtarja e hiteve “Novembre’, ‘Bangkok’, ‘Ma il cielo è sempre più blu’ etj vjen në një mbrëmje të paharrueshme për publikun kryeqytetas.

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO